Site icon Telegrafi

DPHM paralajmëron rrëshqitje të dheut, shembje dhe destabilizim të motit

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) ka dalur me kumtesë të jashtëzakonshme duke paralajmëruar se për shkak të reshjeve të shiut është e mundur paraqitje e rrëshqitjeve të dheut. Ata rekomandojnë lëvizje të kujdesshme pranë vendeve të thata ku janë të mundura prurjet e shpejta të ujit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sidomos duhet të kihet kujdes në lokalitete ku rrjedhjet e ujit dhe vendet e thata janë të shkëputura nga rrugët dhe vendkalimet e ndryshme dhe ku ka çfarëdo qoftë ngushtime të rrjedhjeve të ujit”, thuhet në kumtesën e DPHM.

Nga DPHM theksojnë se në kushte të jostabilitetit dhe reshjeve intensive lokale të shiut është e mundur të jenë në goditje vendet e thata dhe rrjedhjet e ujit me sipërfaqe të vogla, te të cilat formohet shpejtë rrjedhja e ujit.

Sipas paralajmërimeve, në orët e mbrëmjes pritet mot i ndryshueshëm i vranët, ndërsa vende-vende do të jetë jostabil me reshje lokale të shiut dhe bubullima./Telegrafi/

Exit mobile version