Niveli i liqenit të Ohrit është gjashtë centimetra mbi minimumin e lejuar, ndërsa niveli i lumenjve është nën mesataren për muajin mars, kumtoi Drejtoria për Punë Hidro-meterologjike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas DPHM-së, niveli më i ulët i lumit Vardar është matur në Demir Kapi dhe është 60 centimetra më i ulët se ai i zakonshmi për periudhën e marsit, ndërsa nivel më të ulët prej 23 deri në 29 centimetra nga ai i zakonshmi ka edhe në vendet e tjera matëse të Vardarit.
E njëjta gjendje është edhe me lumenjtë e tjerë tek të cilët matet niveli i ujit, ndërsa përjashtim më të madh me këtë ka Lumi i Zi në vendin matës Novac, ku niveli është më i ulët për një metër dhe shtatë centimetra nga ai i zakonshmi.t./Telegrafi/