Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike sot në orët e mbrëmje pritet që moti të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje të shiut. Në disa vende do të fry edhe erë e fortë.
Temperatura maksimale do të arrijë deri më 31 gradë celsius.
Për nesër paralajmërojnë nga DPHM se do të ketë erë të fortë dhe reshje të shiut.
Nga dita e premte moti përsëri do të jetë i qëndrueshëm dhe i ngrohtë./Telegrafi/