Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM) njofton se sot në orët e mbrëmjes në disa vende moti do të jetë jostanil dhe reshje të shiut dhe stuhi. Pritet që në vend për një kohë të shkurtë të ketë reshje prej 30 l/m2, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga DPHM thonë se deri të mërkurën në orët e pasdites do të ketë reshje të shiut dhe stuhi me intenzitet të ndryshueshëm, por proceset atmosferike do të jenë më të dobët.
Stablizim i motit priet prej të së enjtes, kur edhe do të fryjë erë e fortë veriore./Telegrafi/