Site icon Telegrafi

DPHM Maqedoni: Niveli i lumenjve nën mesataren për muajin shtator

Niveli i ujit në shumicën e lumenjve në të gjithë vendin është nën mesataren e shtatorit, me përjashtim të Vardarit pranë Demir Kapisë, tregojnë matjet ditore të Drejtorisë për Punë Hidrometereologjike.

Rënie të konsiderueshme nën mesataren kanë Lumi Treskë pranë Makedonski Brod, Pçinjë pranë Pelince dhe Drini Zi pranë Lozhanit.

Niveli i ujit të Liqenit të Ohrit në orën 7:30 të mëngjesit të sotëm ishte 18 centimetra nën mesataren në shtator, Liqeni i Prespës ishte 1,65 metra nën mesataren për këtë muaj të vitit, ndërsa Liqeni i Dojranit ishte 2,54 metra mbi mesataren për shtatorin, tregon matjet ditore të DPHM-së.

Temperatura e ujit e matur sot në 7:30 në Liqenin e Ohrit ishte 20 gradë, në Liqenin e Prespës 19.5 gradë dhe në Liqenin e Dojranit 23.6 gradë.

Exit mobile version