Site icon Telegrafi

Dozat e reja të vaksinës së Pfizer/BioNtech mbërrijnë në aeroportet italiane

Mbërrijnë në aeroportet italiane 469.500 doza reja të vaksinës së Pfizer BioNtech që është dhe kuota javore që shtëpia farmaceutike do sjellë në Itali deri në furnizimin e plotë me 26.9 milionë vaksinave anti-Covid.

Komisari për emergjencën shëndetësore, Domrnico Arcuri informon se deri më sot në Itali janë vaksinuar 8361 persona, baras me 86% të 9.750 dozave të para të mbërritura tre ditë më parë në 27 dhjetor.

Vaksinat e mbërritura sot në aeroportet italiane do të shpërndahen me furgonat me aparaturat speciale frigoriferike në 203 qendrat e vaksinimit në të gjithë territorin kombëtar.

Çdo flakon vaksine antiCovid e Pfizer/Biotech përmban 6 doza ndërsa çdo dozë për çdo person është baras me 0.3 mililitër vaksinë.

Autoritetet italiane informojnë se shumë shpejt do të jetë publik një raport online me numrin e personave që çdo ditë do të vaksinohen në Itali. /oranews.tv/

Exit mobile version