Telegrafi

Doza të vogla stresi mund ta përshpejtojnë shërimin

Rritja e sasisë së hormonit të stresit, kortizoli, nxit një reaksion mbrojtës te organizmi, kështu që ai më pak bëhet i ndjeshëm ndaj infeksioneve, si dhe nxit shërimin më të shpejtë të plagëve.

Ekzistojnë edhe fakte se doza të vogla stresi mund ta përshpejtojnë shërimin pas një operacioni të caktuar, theksohet në studimin në të cilin kishin marrë pjesë 57 pacientë që e kishin operuar gjurin. Disa ditë para operacionit, ekspertët e kishin analizuar gjakun e pacientëve për t’i numëruar qelizat e tyre të sistemit imun, ndërsa të njëjtën gjë e kishin bërë një ditë pas operacionit. Ato kishin zbuluar se pacientët me stres dhe frikë nga operacioni e kishin numrin më të madh të qelizave të sistemit imun. /Telegrafi/