Telegrafi

“Downtown” në Gostivar, qytetin e heronjëve të heshtur që theu të shkuarën dhe ndërtoi të ardhmen

Çdo javë në Euronews Albania me Ilnisa Agollin vjen emisioni ‘Downtown’, i cili paraqet një seri udhëtimesh, një cikël emisionesh i pasur si në kulturë ashtu dhe në njohjen e qytetërimeve të ndryshme.

‘Downtown’ episdoin e fundit ia kushtoi qytetit të Gostivarit. Agolli solli nga ky qytet, ashtu siç ajo ka dëshiruar ti quaj “heronjë të heshtur që thyen të shkuarën dhe ndërtoi të ardhmen”. Me historitë e tyre rrëfimin mbi këtë qytet, e begatojnë njerëz të cilët u burgosën për të msësuar shqip, u plagosën me armë zjarri për mbrojtje të flamurit kombëtar.

Pjesë e ‘Downtown’ për Gostvivarin janë edhe familje shumë të vjetra të këtij qyteti, klutura multientnike, bashkëjetesa dhe një histori që vjen për herë të parë mbi prejardhjen e emrit të Gostivarit.

‘Downtown’ me një fjalë eksploroi dhe preku historinë, artin, kulturën dhe atë se si e gjejmë sot Gostivarin.

Një program dedikuar për të gjitha moshat, të cilin nund ta ndiqni më poshtë: