Site icon Telegrafi

Downing Street i kërkon falje Mbretëreshës për mbajtjen e festave gjatë masave anti-COVID

Downing Street i ka kërkuar falje Pallatit Buckingham për dy festa të stafit No 10 një natë përpara funeralit të Princit Philip.

Tubimet, të raportuara fillimisht nga The Telegraph, u zhvilluan më 16 prill të vitit 2021 dhe vazhduan deri në orët e para.

Zëdhënësi i kryeministrit tha se ishte “thellësisht për keqardhje që kjo ndodhi në një kohë zie kombëtare”, raporton BBC, përcjell Telegrafi.

Kryeministri britanik, Boris Johnson nuk kishte në asnjërën prej festave – por përballet me pyetje për shkeljen e pretenduar të masave anti-COVID në No 10.

Dy mbledhjet e stafit, më 16 prill të vitit të kaluar, u zhvilluan në një kohë kur masat kufizuese ndaluan shoqërimin në ambiente të mbyllura. /Telegrafi/

Exit mobile version