Telegrafi

Doutzen Kroes shihet duke e puthur me pasion bashkëshortin e saj, Sunnery James gjatë pushimeve në Ibiza

Doutzen Kroes bëri një shfaqje të ëmbël me bashkëshortin e saj, DJ Sunnery James Gorre të enjten, teksa ata po dilnin në plazh gjatë arratisjes së tyre në Ibiza.

Modelja, 38 vjeçe, nuk mundi të qëndronte larg nga partneri i saj DJ, 42 vjeç, gjersa ndanë një puthje pasionante në ujë së bashku.

Dhe përveç se dhuroi dashuri vazhdimisht, ajo ishte e sigurt që do të ngriste temperaturat, duke shfaqur figurën e mahnitshme në një palë bikini të zeza.

Foto: Splash News

Dhe dukej se DJ holandez ishte padyshim mirënjohës për figurën e gruas së tij, pasi ai u pa duke e prekur tërë kohën.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Doutzen Kroes

Dyshja janë në arratisjen e tyre spanjolle me djalin, Phyllon Joy dhe vajzën, Myllena Mae.

Foto: Splash News

Çifti është i martuar që nga viti 2010 me Doutzen duke treguar për The Times lidhjen e tyre: “Ne kemi ende shumë pasion së bashku, vetëm se tani jemi në një situatë tjetër”.

Doutzen filloi karrierën si modele në vitin 2003 dhe thuhet se është një nga modelet më të paguara, me të ardhura të vlerësuara prej më shumë se pesë milionë euro në vit.

Foto: Splash News

Në vitin 2014, ajo doli e dyta në listën e modeleve më të fituara të Forbes, që vlerësohet të ketë fituar tetë milionë euro për një vit.

Style Maven Doutzen ishte një engjëll i “Victoria’s Secret” nga viti 2008 deri në 2014. /Telegrafi/

Foto: Splash News