Site icon Telegrafi

Douglas Silva shkaktoi njërin ndër rikthimet më të përgjakshme në histori të UFC-së

Ylli i UFC, Douglas Silva de Andrade pësoi një prerje të tmerrshme përpara se të kthehej nga pragu i humbjes për të mposhtur kundërshtarin Sergey Morozov në një mënyrë mahnitëse.

Braziliani i peshave të lehta u përball me kazakistanin Morozov në kuadër të natës së UFC 271, ku ai mundi të arrinte një fitore të dytë radhazi.

Silva de Andrade dukej sikur do të pësonte humbjen e pestë të karrierës së tij pas një rrëzimi shkatërrues në raundin e parë, falë një goditje të keqe me apercut.

Por, veterani 36-vjeçar u rikthye në raundin e dytë për të dhënë një ngulfatje të ashpër dhe për të përfunduar luftën në një stil të bujshëm.

Silva de Andrade filloi si tejet i tensionuar dhe i ngadaltë me goditjen e tij.

S’kaloi shumë, ai u gjend në dysheme dhe disa grushte radhazi nga Morozov, bërryli i të cilit hapi një prerje të tmerrshme në anën e kokës.

Por, pasi u rrëzua nga një goditje prapa, braziliani kaloi në raundin e dytë në një njeri më i rrezikshëm, duke e lënë Morozovin me dy çarje të këqija në trup.

Një dorë e djathtë shkatërruese më pas rrëzoi Morozovin edhe një herë përpara se një seri goditjesh me gjunjë dhe një bërryl panë luftëtarin kazakistanez që goditi dyshemenë për herë të tretë.

Ishte në atë moment që Silva de Andrade pohoi dominimin e tij me disa goditje në terren të ekzekutuar shkëlqyeshëm për të demoluar kundërshtarin e tij dhe për të siguruar një fitore dramatike me rikthim. /Telegrafi/

Exit mobile version