Catherine Zeta-Jones urren faktin që ajo dhe Michael Douglas kanë ditëlindjen në të njëjtën ditë. Fituesja e çmimit Oscar ka thënë se ajo dëshiron ditën e saj për të festuar.
“Jam i çmendur pas saj, por unë jam pak më i vjetër se ajo kështu që jam i lumtur që ajo të jetë qendra e vëmendjes”, ka thënë aktori i famshëm në një intervistë të dhënë së fundmi për revistën Extra.
Ditën e hënë, Douglas festoi 73-vjetorin e lindjes, ndërsa aktorja i mbushi 48 vjet.
Michael dhe Catherine janë martuar në vitin 2000 dhe kanë dy fëmijë së bashku, Dylan 17-vjeç dhe Carys 14-vjeç.
Zeta-Jones, e cila është 25 vjet më e re se veterani i Hollywoodit, ka pasur disa partnerë në të kaluarën para se të lidhej me aktorin e njohur.
Ndër ta, prezantuesi John Leslie, këngëtari David Essex, ylli i muzikë pop Mick Hucknall, ndërsa ka qenë e fejuar me aktorin skocez, Angus Macfadyen.
Nga lidhjet afatgjate të Douglas, është ajo me aktoren Brenda Vaccaro që zgjati gjashtë vjet.
Në vitin 1977, asokohe 32 vjeçar, aktori u martua me 19-vjeçaren Diandra Luker (vajza e një diplomati austriak), me të cilën ka djalin Cameron të lindur në vitin 1978. Martesa zgjati deri në vitin 1995. /TCH/Telegrafi/