Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness ka bërë me dije se ai klub që dëshiron transferimin e Douglas Costas, atëherë duhet të paguaj shifrën që e kërkojnë Bavarezët.
Është raportuar prej kohësh se çmimi i anësori këmbëshpejtë brazilian është 50 milionë euro.
Megjithatë, Juventusi nuk është i gatshëm ta përmbushë atë, duke ofruar deri më tani 40 milionë euro dhe disa tjera bonuse.
“Nëse dikush paguan shumën që drejtori Karl-Heinz Rummenigge po kërkon, atëherë Douglas Costa do të ndryshojë klubin”, ka thënë Hoeness për gazetën gjermane Bild.
Duket sikur Bianconerët po e kthejnë vëmendjen e tyre drejt sulmuesit të Florentinas, Federico Bernardeschi.
Ai gjithashtu e ka një çmimi të ngjashëm prej € 50m, por është më i ri, më i shkathët dhe nuk do të marrë një vend ekstra-komunitar në skuadër. /Telegrafi/