Anësori i ri i Bayern Munichut, është shprehur i gëzuar që është kthyer në Allianz Arena pas tri viteve të kaluara te Juventusi.
Braziliani u huazua te bavarezët në ditën e fundit të afatit kalimtar veror dhe është zotuar që të fitojë trofe të tjera me kampionin gjerman.
“Jam shumë i lumtur që do të luaj sërish për Bayernin”, ka thënë 30-vjeçari për faqen zyrtare të klubit.
#ServusDouglas 👋@douglascosta kehrt zum #FCBayern zurück. 🔴⚪
🔗 https://t.co/bNvjfn14PQ #MiaSanMia
— FC Bayern München (@FCBayern) October 5, 2020
“Kam kaluar çaste të mrekullueshme në Munih me shumë sukses dhe jam i sigurt se do të fitojmë tituj përsëri”, ka shtuar braziliani.
Costa u transferua te Juventusi në vitin 2017, ndërsa me Bianconerët i ka fituar tri Scudetto, një Kupë dhe një Superkupë të Italisë.
Derisa në qëndrimin e tij të parë te Bayerni kishte fituar dy tituj të Bundesligas, një DFB Pokal dhe një Superkupë të Gjermanisë. /Telegrafi/