Telegrafi

Douglas Costa largohet nga Italia shkaku i coronavirusit

Douglas Costa është lojtari i fundit i Juventusit që largohet nga Italia derisa të kompletohet vet-izolimi 14 ditësh nga coronavirusi.

Gonzalo Higuain kishte shkaktuar mjaftë polemika kur ishte lejuar të fluturonte me aeroplanin e tij privat për në Argjentinë, i ndjekur nga pas prej Miralem Pjanic e Sami Khediras.

Tani, mediat në Itali raportojnë se edhe Douglas Costas i është dhënë leja që të largohet nga vendi me aeroplan privat, derisa gjendja të qetësohet.

Kjo gjë është edhe më acaruese për vendet e tjera botërore, pasi dy lojtarë të Zonjës së Vjetër tashmë kanë rezultuar pozitiv në coronavirus.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Douglas Costa

Lojtarët e tjerë kishin rezultuar pozitiv, mirëpo nuk u lejohej të largohej nga vetëizolimi derisa të qetësohej gjendja.

Ende nuk dihet nëse Juventusi po i lejon këto largime, apo u ka dhënë leje lojtarëve që të largohen nga vendi. /Telegrafi/