Ekonomia e Kosovës është me një “muskulaturë” të dobët, gjë që nuk do të mund ta përballoj peshën e rëndë, e cila dita ditës vetëm po rendohet edhe më shumë. Prandaj ne duhet të largohemi nga ideologji të vjetruara, që kanë praktikuar shkolla të ndryshme të ish Jugosllavisë, që ka prodhuar ekonomistë, që për bazë kishin vetëm teorinë. Ndërsa sa i përket çështjes së praktikës se kishin as idenë më të vogël. Duhet të largohemi nga këto pseodoideologji dhe nga shkollar të tillë, ne na duhen njerëz që vërtetë kanë mentalitet praktikumi, që i gjithë potenciali i tyre të jetë punë me pejsazh të shkrirë, i cili do të ndryshoi dita ditës për të mirë.
Secili nga ne do të dëshironte ta kishte një punë, duke mos e marrë parasysh se çfarë pune do të ishte ajo, por që do të ma ofronte shteti im, Kosova. Kjo shoqëri thjesht do punë, nuk është koha që të zgjedhim se çfarë pune është ajo, thjesht punë, të mos bëhemi shkaktar të lëmoshës, por të djersës dhe mundit që do t’ia bënim. Prandaj ne duhet të bëhemi të vetëdijshëm, që për “bari” tonin ta zgjedhim atë që “Zot” i sinqeritetit të tij të jetë puna në praktikë. Sepse tashmë janë mbushur plotë e përlotë arkivat dhe sirtarët e gjithë atyre menaxherëve të ndërmarrjeve publike, që “motorët” e tyre të skicuar në letër, asnjëherë nuk munden t’i venë në funksion. Arsyeja është se gjithnjë kishte munguar “mekaniku”, i cili do ta thyente akullin e statikës dhe ne praktikë atë do ta bënte të lëvizë në këmbë të veta.
Populli ynë është një fenomen në vete!. Ose është tip naivi, që nuk di t’i analizoj gjërat prej prizmit të tyre, në kontekst me vdekjen klinike të përditshme te të ardhurave të tyre, te cilat i paramendojnë çdo ditë më të bollshme, por nuk e dinë se nga dhe si do t’ju vijnë. Apo nuk lexojnë gazeta, nuk shohin televizor, se si popujt tjerë të botës luftojnë për të drejtat e tyre në të gjitha aspektet, si për të drejtat e njeriut, për një mirëqenie më të mirë etj. Nuk është tabu t’i thyesh rregullat e lojës, të cilat që nga fillimi nuk kanë qenë të formuluara mirë. Tash e tutje kalkulimet tona duhet të jenë më të sakta. Nuk duhet t’i lejojmë të na “grahin” sikurse bagëtinë, të cilët nga pavullneti të na dërgojnë në kullosë dhe të na ushqejnë mirë, vetëm shtyjnë e rrahin dhe dëmtojnë shëndetin tonë, madje na dërgojnë deri buzë vdekjes së tmerrshme. Për këtë nuk mund të aludojmë më në thënien e Jezu Krishtit “fali zot këta se nuk dinë se çfarë bëjnë”, jo sepse të gjitha këto fatkeqësi dhe të padrejta që po ndodhin në vendin dhe popullin tonë, janë duke u bërë me vetëdije të plotë.
Ose ekziston edhe një arsye tjetër, në ndërdijen e tyre mungon perceptimi i gjerave në kontekst me përgjegjësinë që kanë ndaj popullit. Të jesh në një pozitë delikate, e të kërkosh atë për të cilën nuk je i vetëdijshëm se çka është, është sikurse: në një Gjykatë donte t’ia shqiptonte dënimin një të pandehuri “i cili ishte i dënuar me burg të përjetshëm, jo me vdekje” dhe e dërgon në ekzekutim për arsye se nuk kishte ditur se ku ta vë presjen. Prandaj ne duhet ta mësojmë gjuhën e vetëdijes, gjuhën e lirisë dhe të drejtave tona, gjuhën e mirëqenies sonë. Këtë mund ta bëjmë vetëm nëse bëhemi një dhe së bashku kërkojmë dhe luftojmë për kërkesat e mësipërme.