Telegrafi

Dossena: Liverpooli do të rikthehet

Të dielën Liverpooli do të jetë nikoqir i Manchester Unitedit në Anfield, ndërsa mbrojtësi italian mendon se Redsat mund të kthehen pikërisht nga kjo ndeshje.

“Mendoj se mund të rikthehemi. Nuk kemi fituar në katër ndeshjet e fundit, ndërsa sërish kemi ndeshje të vështira kundër Manchester United dhe Lyon”.

“Shpresojmë që të rikuperohen Fernando Torres, Albert Riera dhe Steven Gerrard, të cilët janë lojtarët kryesorë në këtë skuadër”, ka thënë Dossena për Tuttonapoli.it./Telegrafi/