Telegrafi

Dossena: Dua të qëndroj te Liverpooli

Mbrojtësi i krahut ka qenë i lidhur me një rikthim të mundshëm në Serie A, ndërsa Juventusi është skuadra më e përfolur si destinacioni i ardhshëm i tij.

Mirëpo, 27-vjeçari, i cili sezonin e kaluar u transferua në Anfield nga Udinese për tetë milionë euro, ka shprehur dëshirën e tij për bartur fanellën e Redsave edhe në të ardhmen.

“Asnjëherë nuk kam thënë se dëshiroj të largohem nga Liverpooli. Jam i lumtur te Liverpooli dhe dëshiroj të qëndroj këtu”, ka thënë italiani për “Sky Sports”.