Telegrafi

Dossena do të nënshkruajë me Napolin

Drejtori sportiv i Napolit, Riccardo Bigon, të hënën ka udhëtuar për në Liverpul për të biseduar me drejtuesit e klubit nga Anfield, të cilat duket të kenë qenë të frytshme dhe 28-vjeçari pritet të kthehet në Serie A për shifrën prej 5 milionë eurosh.

Italiani u transferua te Liverpooli në vitin 2008, mirëpo nuk arriti të zë vend në formacionin bazë të Rafael Benitezit. /Telegrafi/