Telegrafi

Dossena dëshiron të transferohet në Juventus

Mbrojtësi i majtë nuk la shumë mbresa në sezonin e parë në Liverpool, dhe thotë se është marrë vesh me Benitez të largohet nga Anfield gjatë kësaj vere.

“Kam folur me Benitez. Ai është një njeri i shkëlqyeshëm i cili e kupton problemin tim. Ai më tha se nëse marrin ndonjë ofertë konkrete, e cila është e mirë edhe për mua edhe për klubin, ai do të insistojë në transferimin tim”, ka thënë Dossena.

“Do të transferohesha në Juventus. Ata treguan interesim për mua vitin e kaluar, por Liverpool hyri në garë dhe arriti të më marrë. Në Angli luhet individualisht dhe stërvitja më e vështirë nuk zgjat më shumë se 40 minuta. Mua më duhet stërvitje më e gjatë”, ka shtuar italiani.