Telegrafi

Dossena: Aquilani do të bëjë emër te Redsat

“Ai ka kualitet për t’u adoptuar, sepse ai është shumë i mençur. Ai e kupton futbollin këtu dhe e di si të marrë vendimin e duhur me topin në afat të shkurtë kohor”.

“Kur je në një ndeshje në Angli, nuk ke shumë kohë ta mbash topin. Duhet të mendosh para se të vijë topi te ti”.

“Alberto është shumë i entuziazmuar që luan për Liverpoolin dhe ai dëshiron të përjetojë një lloj tjetër futbolli”, ka thënë Dossena për faqen zyrtare të Liverpoolit.