Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka vendosur të pezullojë me një vit gjyqin paraprak ndaj ish-zëvendëskryeminstrit Arben Ahmetajt për dosjen e privatizimit të fabrikës “Buka sha”.
Shkak është bërë arratisja e Ahmetajt, GJKKO argumenton se gjykimi do të rifillojë kur të gjendet ish-zëvendëskryeministri.
Gjykata e Posaçme pezullon për 1 vite procesin gjyqësor pasi gjykimi nuk mund të bëhet në mungesë dhe avokatët nuk kanë tagër përfaqësimi për këtë proces, por kanë prokurë të përgjithshme. /Telegrafi/