Sot kanë filluar hetimet e “rrjedhjes” se milionave dokumenteve që zbulojnë se pasanikët e botës, të cilët raportohet se janë politikanë të njohur , të cilët kanë fshehur para me anë të firmave ligjore që dokumentet e “Panama Papers” i quajnë “krim” dhe “sulm” në Panama.
Në hetime janë të përfshirë një konsocrium i 100 të përditshmeve, që iu referohen periudhës prej gati 40 vjet, nga viti 1977 e deri në dhjetor të vitit 2015, ku është zbuluar se disa kompania të regjistruara në parajsat fiskale, janë përdorur për pastrimin e parave, trafikut të armëve, drogës si dhe evazionit fiskal, transmeton Telegrafi.
AFP raporton se në oazën e taksave nëpërmjet një kompanie të Panamasë e kanë shfrytëzuar liderët e shumtë botërorë, që në bazë të dokumenteve tregojnë, se 140 politikanë dhe fytyra të shquara kanë marrë pjesë në këtë skandal.
Dokumentet e quajtura “Panama Papers” i ka siguruar e përditshmja gjermane “Sueddeutsche Zeitung”, dhe i ka ndarë me konsorciumin ndërkombëtar të gazetarëve investigativ nga Uashingtoni dhe mediet tjera, duke përfshirë BBC dhe The Guardian.
Në mesin e dokumenteve sekrete përmenden shumica e vendeve të ish-Jugosllavisë. Shumica e kompanive të publikuara në dokumentet e “Panama Papers” vijnë nga Sllovenia me 21, derisa Mali i Zi me 13, ndërsa nga Kroacia në listë figurojnë tri kompani. Maqedonia gjendet me dy kompani, kurse Serbia nuk ka ndonjë kompani në listë, por 2 anëtarë dhe 28 aksionarë.
Sipas të dhënave të publikuara nga “Irish Times”, në mesin e dokumenteve të publikuara përmendet edhe Bosnja dhe Hercegovina. Në fakt, në listë nuk ekziston ndonjë kompani nga Bosnja, por vetëm një përdorues dhe tre aksionarë të fondit. /Telegrafi/