Firmë ligjore panameze, Mossack Fonseca, u ka ndihmuar disa klientëve për të fshehur paratë duke thënë se janë të lidhur me financimin e Kryqit të Kuq, raporton gazeta zvicerane Sonntags Zeitung. Kështu, klientët e kishin më të lehtë për hapur llogari në bankat për kompanitë e tyre “offshore”.
Gazeta zvicerane është pjesë e rrjetit mediatik që ka qasje në dokumentet për skandalin më të madh financiar të viteve të fundit.
Për gazetën, presidenti i Komiteti Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Peter Maurer, ka thënë se organizata e tij nuk kishte të bënte me kompanitë “offshore” dhe se kurrë nuk kanë marrë donacione nga to, transmeton Telegrafi.
“Kur është në pyetje KNKK-së, jetët janë në rrezik”, ka thënë Mauer.
Mossack Fonseca kishte themeluar dy fondacione, Vëllazëria dhe Feja, përfitues zyrtar i të cilave ishte gjoja Kryqi i Kuq. Këto fondacione kishin aksione në 500 kompani.
Kur bankat pyetën klientët e Mossak Fonsence për strukturën e pronësisë të këtyre kompanive, ata “nxirreshin” tek gjoja roli i rëndësishëm i tyre pa përmendur pronarët aktualë.
Sonntags Zeitung thotë se në skemë është përdorur emri i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në vend të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, por në dokumentet e zbuluara shpesh është cekur adresa e saktë e KNKK-së në Gjenevë. /Telegrafi/