Site icon Telegrafi

Doshi pasi dha dorëheqjen: Unë nuk hyj në Parlament, partia do jetë aty

Tom Doshi ka reaguar për herë të parë publikisht pasi dha dorëheqjen nga mandati i deputeti.

Në një shkrim në Facebook, Doshi thotë se nuk do të hyjë në Parlament, por partia e drejtuar prej tij, Partia Social Demokrate, do të jetë aty.

“Ma së pari është i rëndësishëm t’ju garantoj se kam hequr dorë nga mandati, por jo nga Partia Social Demokrate dhe as nga angazhimi politik për përmbushjen konstante të premtimeve ndaj jush”, shkruan Doshi, përcjell Telegrafi.

Përmes një letre të drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Doshi shkruan se vendimi është i parevokueshëm dhe kërkon që ta zëvendësojë mandatin e tij me të një tjetri.

Po ashtu, Doshi largohet edhe nga lista shumë emërore e PSD duke u tërhequr nga gara e zgjedhjeve të 25 prillit.

Vendimi vjen pa u mbushur ende 24 orë nga zhvillimi i zgjedhjeve. /Telegrafi/

Exit mobile version