Telegrafi

Dortmundi fiton Superkupën e Gjermanisë pas triumfit ndaj Bayernit

Dortmundi fitoi Superkupën e Gjermanisë (Foto: Borussia Dortmund/Twitter)

Borussia Dortmundi ka mposhtur Bayern Munichun me rezultat 2-0 dhe ka fituar Superkupën e Gjermanisë për vitin 2019.

Signal Iduna Park ishte i stërmbushur në kuadër të klasikes gjermane të vlefshme për finalen e Superkupës, të cilën e fituan verdhezinjtë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Bayernit, por edhe përkundër disa rasteve të krijuara, portat mbeten të paprekura.

Rastet më të mira në këta 45 minuta i pati Kingsley Coman (32′, 45+), por fati nuk ishte me francezin dhe skuadrat shkuan në pushim pa gola.

Pjesa e dytë nisi me një gol të shpejt të Dortmundit, të cilët shënuan me anë të Paco Alcacer (48′) për 1-0, pas asistimit të Jadon Sanchos.

Pas këtij goli, Bayerni u hodh i gjithi në sulm duke krijuar shumë raste shënimi në kërkim të barazimit, por u befasuan duke pranuar golin e dytë.

Ishte ylli anglez Sancho, i cili shënoi një gol të bukur pas një aksioni individual në minutën e 69-të për 2-0.

Deri në fund të ndeshjes, Bavarezët tentuan të bëjnë diçka më shumë në kërkim të kthimit të rezultat, por pa sukses.

Kështu, pas 90 minutave lojë, Dortmundi triumfoj me rezultat 2-0 dhe në fund ngrenë lartë trofeun e Superkupës së Gjermanisë. /Telegrafi/