Një ndër futbollistët më të mirë në planet, Pierre Emerick Aubameyang tashmë ka një çmimi të vendosur nga skuadra e tij.
Sulmuesi që ka shënuar 70 gola në katër kampionatet e fundit me Dortmundin, mund të largohet nëse paguhet çmimi i arsyeshëm për të sipas klubit.
Për këtë arsye, tashmë klubi gjerman ka dalë hapur dhe shefi ekzekutim Hans-Joachim Watzke ka vendosur çmimin prej 80 milionë euro.
“Nuk e garantojmë dot që një futbollist do të qëndrojë përjetë te ne, por forca jonë është gjetja e zgjidhjeve, gjithmonë. Nëse vjen një ofertë prej 80 milionë eurosh, do të ulemi të bisedojmë me lojtarin”.
Aubameyang deri më tani ka shënuar 20 gola në 20 ndeshje në të gjitha garat. /Telegrafi/