Manchester Unitedit i është bërë e ditur se kanë kohë deri më 10 gusht që të vendosin nëse duan të transferojnë Jadon Sanchon apo jo.
Borussia Dortmundi ka bërë të ditur se lojtari e kërkon largimin nga Signal Iduan Park, me disa skuadra evropiane të interesuara.
Real Madridi, Barcelona, Chelsea, Liverpool, Juventus dhe Manchester City, besohet se janë po ashtu në garë për anësori anglez.
Por, Djajtë e Kuq janë aktualisht duke i prirë garës për transferimin e Sanchos në këtë afat kalimtar veror.
Dortmundi kërkon mbi 120 milionë euro nga kartoni i anglezit, gjersa United besohet se ka ofruar rreth 100 milionë euro.
Bayenr Munichu po ashtu mbete tejet i interesuar, mirëpo Sancho e dëshiron rikthimin në Ligën Premier, pasi në të kaluarën ishte pjesës së Cityt, për t’u larguar nga Pep Guardiola. /Telegrafi/