Borussia Dortmund janë të gatshëm të marrin në konsideratë ofertat e afatit kalimtar të janarit për yllin e tyre amerikan Christian Pulisic.
Fillimi i kampionatit si të pamposhtur nga Borussia Dortmund në këtë sezon të Bundesligës dhe me shtatë pikë epërsi ka vënë titullin e parë të ligës që nga viti 2012 në pamjet e shefave të Westfalenstadion.
Megjithatë, ka pasur sugjerime se Dortmundi mund të ketë nevojë për të holla dhe ndonjëri nga yjet mund të largohet nga klubi.
Këtë javë shefi ekzekutiv Michael Zorc deklaroi se asnjë nga yjet “esenciale” të BVB-së nuk do të lejohet të lëvizë në janar.
Por, si duket tani ka ndryshuar situata dhe Pulisic mund të largohet nga Dortmundi në mini-afatin kalimtar të dimrit.
Ylli amerikan, kontrata e të cilit vlen edhe për 18 muaj mund të largohet pasi tanimë ka humbur edhe vendin e titullarit nga Jadon Sancho.
Sipas mediumit britanik The Mirror, Dortmundi është gati të dëgjojë ofertat për yllin e tyre gjatë janarit.
Interesim për 20-vjeçarin Pulisic kanë shprehur ekipet e mëdha të Ligës Premier si Chelsea, Liverpooli dhe Manchester Unitedi. /Telegrafi/