Telegrafi

Dortmundi synon yllin kroat

Pierre Emerick Aubameyang pritet të largohet nga skuadra e tij Borussia Dortmund dhe klubi gjerman po mendon për zëvendësimin e tij.

Pas paraqitjeve të mira në Kampionatin Evropian, sulmuesi kroat Marko Pjaca është bërë objektiv i Dortmundit.

Talenti i Dinamo Zagreb ka pasur edhe një stinor të mirë në kampionatin kroat ku në fund u shpall kampion.

Nën kampionët e Gjermanisë janë duke bërë gati një ofertë prej 15 milionë euro për transferimin e tij në Bundesliga.

21-vjeçari po ndiqet me kujdes edhe nga Roma dhe Liverpool. /Telegrafi/