Borussia Dortmund synon t’i ofrojë Jadon Sanchos një rritje befasuese të pagës për t’i rezistuar një transferimi te Manchester Unitedi.
Sancho ka qenë shumë i lidhur kohëve të fundit me një transferim në Old Trafford, por klubi gjerman dëshiron ta mbajë yllin anglez në Bundesliga.
Sipas gazetës BILD, Dortmundi do të përpiqet ta tundojë Sanchos të qëndrojë në Westfalenstadion me një marrëveshje të re befasuese.
Dortmundi synon ta rrit pagën e sulmuesit anglez e cila është 190 mijë funte në javë aktualisht.
Paga vjetore e Sancho do të rritet nga gjashtë milionë euro në 10 milionë euro dhe do të ishte përmirësimi i tij i tretë i kontratës që nga momenti i transferimit në Dortmund në vitin 2017.
Marrëveshjet e tij të tanishme zgjat deri më 30 qershor të vitit 2022.
Sidoqoftë, kjo pako pagash është akoma më pak se sa Sancho do të fitonte në Old Trafford, i cili raportohet se do të ishte rreth 340 mijë funte në javë.
Dortmund e ka përdorur këtë taktikë më parë për të mbajtur lojtarët e rëndësishëm për pak më gjatë, përfshirë sulmuesin Robert Lewandowski , i cili u kërkua nga Bayern Munich në 2013, por u largua vetëm në vitin 2014. /Telegrafi/