Telegrafi

Dortmundi synon edhe një yll të Gjermanisë

Borussia Dortmund është duke bërë disa transferime mjaftë të mira këtë edicion.

Pasi ka rikthyer në skuadër Mario Gotzen dhe ka transferuar lojtarë të talentuar si Ousmane Dembele, Andre Schurrle, Sebastian Rode e të tjerë radha është për tjerë lojtarë.

Sulmuesi i Gjermanisë, Mario Gomez është në listën e lojtarëve që Dortmund synon t’i transferojë këtë edicion.

Sipas medieve gjermane, verdhezinjtë janë në kontakte me Fiorentinën për transferimin e Gomezit në Gjermani.

Gomez ka përvojë të mirë në kampionatin gjerman pasi më parë është aktivizuar me Stuttgartin dhe Bayern Munichun.

Vlera e këtij transferimi pritet të jetë rreth 10 milionë euro. /Telegrafi/