Borussia Dortmund ka marr vendim për pezullim të përkohshëm të talentin francez, Ousmane Dembele.
Dembele nuk mori pjesë në stërvitjen e sotme të Dortmundit, ku sipas mediave lojtari dëshiron të rebelohet pasi ka marrëveshje me Barcelonën.
Megjithatë, këtë veprim të Dembeles nuk e kanë pritur mirë fare drejtuesit e Dortmundit, të cilët kanë vendosur të suspendojnë përkohësisht.
“Ousmane Dembele ka munguar në stërvitjen e së enjtes (sot) dhe ne do të marrim masa për këtë vendim të tij”, ka thënë fillimisht drejtori sportiv, Michael Zorc.
“Në diskutim me trajnerin dhe të gjitha palët, kemi marrë vendim që ai të pezullohet dhe nuk do të ketë të drejtë të marrë pjesë në trajnime deri pas ndeshjes në Kupë”, përfundoi drejtori sportiv i Dortmundit. /Telegrafi/