Telegrafi

Dortmundi rikthehet furishëm në fund për t’ia rrëmbyer një pikë Bayernit në klasiken gjermane

Bayern Munichu ishte afër të fitonte në udhëtim te Borussia Dortmundi, por në fund ndeshja u mbyll baras 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Bundesliga.

Ekipi i Julian Nagelsmann ka lëshuar nga duart fitoren e madhe në Signal Iduna Park.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë, me të dyja skuadrat që nuk patën edhe aq raste, por me Bavarezët që gjeten golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 33-të dhe ishte Leon Goretzka, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Jamal Musiala.

Në pjesën e dytë, pati diçka më shumë tempo dhe raste, por vendasit ishin më konkret duke shënuar dy gola, kundrejt një të mysafirëve.

Të parët në këtë pjesë përsëri shënuan mysafirët, ku kësaj radhe ishte Leroy Sane (53’), i cili çoi shifrat në 0-2.

Megjithatë, Dortmundi arriti të kthehet në lojë në minutën e 74-të me anë të Youssoufa Moukoko që ngushtoi shifrat në 1-2.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej në skenë doli sulmuesi Anthony Modeste, i cili shënoi në minutat shtesë dhe vulosi rezultatin përfundimtar 2-2.

Pas këtij barazimi, Bavarezët e shohin veten në pozitën e tretë me 16 pikë, po aq sa ka edhe Dortmundi në vendin e katërt.

Në ndeshjen e ardhshme, Bayerni e pret Freiburgun, teksa Dortmundi udhëton te Union Berlini. /Telegrafi/