Borussia Dortmundi ka refuzuar 98 milion eurot e ofruar nga Manchester United për Jadon Sanchon.
Mediat në Gjermani kanë zbuluar se Djajtë e Kuq kanë ofruar shumën e lartë, mirëpo ajo është refuzuar menjëherë nga skuadra e Bundesligës.
Unitedi e siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve në këtë fundjavë që shkoi, derisa ka filluar të punojë në transferimin e lojtarëve.
Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar nga bordi i klubit që të transferojnë Sanchon, mirëpo që janë duke hasur n vështirësi.
Sipas asaj që raporton ESPN, Dortmundi po kërkon 120 milionë euro për të lënë të lirë anësorin anglez që të kalojë në Old Trafford.
Në rast se United nuk e ofron atë shumë, atëherë do të kenë të vështirë t’i marrin shërbimet e lojtarit.
Në garë për Sanchon janë edhe skuadrat si, Real Madriid, Manchester City, Liverpool dhe Chelsea. /Telegrafi/