Borussia Dortmundi ka reaguar rreth udhëtimit të Jadon Sanchos në Angli, derisa janë shtuar zërat se ai po e mbyllë kalimin te Manchester United.
Anësori anglez thuhet se tashmë është pajtuar me kushtet personale që i kanë ofruar Djajtë e Kuq, ndërsa mbetet marrëveshja me skuadrën gjermane.
Derisa tifozët e Unitedit mendojnë se Sanchos po kalon në Old Trafford, Dortmundi ka thënë se ata nuk janë të shqetësuar me udhëtimin e lojtarit të tyre në vendlindje.
Anësori besohet se ka marrë pjesë në një festë, që aktualisht është e jashtëligjshme shkaku i Coronavirusit.
Pamjet e para tregojnë se Sancho është me të vërtetë në një festë të organizuar nga miqët e tij, gjersa tifozët shpresojnë se ai të mbyllë kalimin te United.
20-vjeçari mund të jetë në kontakt të fshehur me skuadrën angleze, për të siguruar se ai do u bashkohet atyre në këtë verë.
Dortmundi ka bërë të ditur se nuk do ta lëshojnë lojtarin të largohet nën shumën e 120 milionë eurove, ndërsa United ofron 100 milionë plus dhjetë milionë bonuse. /Telegrafi/