Site icon Telegrafi

Dortmundi pranon shitjen e Sanchos, Unitedi shihet si favorit

Ekziston një pranim nga Borussia Dortmund që sulmuesi anglez Jadon Sancho do të largohet këtë verë.

Sipas mediumit Daily Mail, Sancho ka të ngjarë të largohet nga Dortmundi, ndërsa Manchester Unitedi udhëheq garën për anglezin.

Sancho ka qenë prej kohësh i lidhur me një largim nga klubi gjerman dhe një tjetër sezon tërheqës në Bundesliga ka forcuar interesin e disa klubeve evropiane.

Lexo po ashtu "Nëse Sancho kalon te Manchester United, mund të fitojë Topin e Artë" - kështu beson Owen Hargreaves

Unitedi mendohej se ishte favorit për të nënshkruar sulmuesin në fund të sezonit aktual, por pandemia e coronavirusit duket se ka hedhur një pengesë në këtë rrugë.

Megjithatë, sipas mediumit The Athletic, Djajtë e Kuq po vazhdojnë ende garën për 20-vjeçarin.

Pretendohet se klubi gjerman kërkon 120 milionë euro për të lejuar shitjen e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version