Borussia Dortmundi dhe Manchester City ndeshen në Signal Iduna Park për sfidën e raundit të pestë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.
Skuadra angleze e ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt dhe tashmë po luan për pozitën e parë në Grupin G.
BVB numëron shtatë pikë dhe akoma nuk e ka të sigurt pjesëmarrjen në fazën e tjetër.
Trajnerët Edin Terzic dhe Pep Guardiola i kanë zgjedhur formacionet me lojtarët që do ta nisin ndeshjen nga fillimi.
Formacioni startues i Borussia Dortmundit: Kobel; Sule, Hummels, Schlotterbeck; Emre Can, Bellingham; Brandt, Reus, Reyna; Adeyemi, Moukoko.
Formacioni startues i Manchester Cityt: Ortega; Stones, Rúben Dias, Ake, Cancelo; Foden, Rodri, Gundogan; Mahrez, Haaland, Julian Alvarez.
Sevilla dhe FC Copenhagen janë dy skuadra tjera të këtij grupi. /Telegrafi/