Borussia Dortmund ka nxjerr në shtije tre futbollistë të saj, të cilët nuk i kanë arritur pritshmëritë.
Fjala është për dy mbrojtësit Nico Schulz e Manuel Akanji si dhe mesfushorin Mahmoud Dahoud.
Mbrojtësi i majtë gjerman, Nico Schulz u transferua me bujë të madhe edicionin e kaluar nga Hoffenheim, por anësori ka zhvilluar vetëm tetë ndeshje në Bundesliga duke qenë rezervë e portugezit Guerriro.
Dortmundi tani po synon që të gjejë blerës për mbrojtësin e majtë dhe janë gati ta lënë të lirë nëse vije një ofertë rreth 20 milionë euro.
Mesfushori siriano-gjerman, Mahmoud Dahoud gjithashtu pritet të largohet pas tri viteve qëndrim në Signal Iduna Park.
BVB synon që nga shitja e tij të fitojë rreth 10 milionë euro, pasi në vitin 2017 kishin paguar 12 milionë euro për të.
Në shitje befasisht është edhe qendërmbrojtësi zviceran Manuel Akanji, i cili ka humbur vendin e titullarit nga francezi Zagadou.
Akanji është pjesë e Dortmundit që nga janari i vitit 2018 dhe e nisi mjaftë mirë aventurën te verdhezinjtë, por kohëve të fundit ka pasur luhatje forma e tij.
Për reprezentuesin e Zvicrës ka interesime nga Liga Premier, ndërsa Dortmund do ta lejoj largimin e tij për 30 milionë euro. /Telegrafi/