Telegrafi

Dortmundi nuk do t’i shesë më lojtarë Bayern Munichut

Ndër vite, Bayern Munich ka arritur t’u marrë skuadrave nga Bundesliga lojtarët kryesor.

Bavrezët kanë transferuar disa lojtarë nga Borussia Dortmundi, por të tani kanë filluar të ndryshojnë gjërat.

Robert Lewandowski, Mario Gotze dhe Mats Hummels ishin lojtarët që u larguan nga ‘milionerët’ për të kaluar te Bayerni.

Bild tani raporton se Dortmundi është lodhur nga kjo situatë dhe nuk do t’i shesë më asnjë lojtarë Bavarezëve.

Bordi i klubit kanë vendosur që mos ta forcojnë më skuadrën rivale për titull me lojtarë cilësor dhe do të preferojnë që t’i shesin ata jashtë lige.

Një rast i tillë është dëshmuar edhe te Christian Pulisic që ishte shënjestër e Bayernit, mirëpo kaloi në janarin e këtij viti te Chelsea për 60 milionë euro.

Dortmundi mund t’i humbë edhe lojtarët si Jadon Sancho që po ashtu kërkohet nga the Blues, Julian Brandt dhe Throgan Hazard, por që Bayerni nuk do lejohet të transferojë asnjërin prej tyre. /Telegrafi/