Telegrafi

Dortmundi nuk do ta shesë Sanchon te Unitedi në afatin e janarit

Borussia Dortmundi është i vendosur të mbajë në skuadër yllin anglez, Jadon Sancho deri në verën e ardhshme.

Sancho ishte objektivi kryesor i Djajve të Kuq në afatin e verës, por disa oferta të tyre janë refuzuar duke u cilësuar si të pamjaftueshme.

Megjithatë, ditëve të fundit është raportuar se Unitedi do të tentojë edhe në janar për blerjen e anglezit, por gjermanët nuk janë të interesuar.

Lexo po ashtu Unitedi nuk heq dorë nga Sancho, do ta kërkojë sërish në janar

Sipas mediumit të njohur Bild, Borussia Dortmund nuk do ta shesë Jadon Sancho te Manchester Unitedi në janar.

Edhe nëse Djajtë e Kuq vendosin të përmbushin vlerësimin e klubit gjerman prej 120 milionë eurosh, ata nuk do ta lejojnë largimin e tij të paktën deri në fund të sezonit.

Dortmund nuk dëshiron të humbasë një lojtar të rëndësisë së Sanchos në mes të sezonit, por Unitedi do të jetë i lirë të ri-negociojë verën e ardhshme. /Telegrafi/