Dortmundi nuk ka arritur të marr më shumë se një pikë në duelin me Kolnin në kuadër të javës së 27-të në Bundesliga, pasi ndeshja përfundoi 1-1.
Pas vetëm tetë minutash lojë, mysafirët kaluan në epërsi me anë të Marius Wolf, që pranoi një asistim nga Jude Bellingham.
Por, Kolni ia doli t’i barazonte shifrat qysh në pjesë të parë dhe atë me anë të Sebastian Andersson (36’).
🎺 Pausenpfiff in Müngersdorf. Guter Beginn, dann aber viel zu passiv. Nach der Halbzeit bitte wieder den Schalter umlegen, Schwarzgelb!#KOEBVB pic.twitter.com/2Xvq0G4D0N
— Borussia Dortmund (@BVB) March 20, 2022
Në pjesën e dytë, Dortmundi synoi të rikthente epërsinë, por edhe vendasit treguan lojë të rrezikshme.
Nga loja e ashpër, mysafirët ishin disi të tërhequr, duke mos arritur të shënonin më gol.
Pas javës së 27-të, Dortmundi gjendet në vendin e dytë me 57 pikë, gjashtë më pak se lideri Bayern Munich. /Telegrafi/