Telegrafi

Dortmundi nënshkruan me Roden

Borussia Dortmundi ka mbyllur transferimin e Sebastian Rodes nga Bayern Munich, pasi mesfushori gjerman ka kryer edhe testet mjekësore.

Rode u bashkua me bavarezët në vitin 2014 si transferim i lirë nga Frankfurti, por dështoi të siguronte një vend titullari në skuadrën e Pep Guardiolas, duke bërë vetëm 17 paraqitje në këtë sezon.

“Shumë njerëz brenda klubit janë të kënaqur me mua, por unë nuk jam i kënaqur me kohën time duke luajtur”, deklaroi Rode për Goal.com.

Ndryshe, Rode shihet si zëvendësim për Ilkay Gundogan, i cili ka kompletuar lëvizjen e tij te Manchester City javën e kaluar, teksa shuma që Dortmund duhet të paguajë sillet nga 10 deri në 15 milionë euro. /Telegrafi/