Telegrafi

Dortmundi mysafir i Bochumit në DFB Pokal – formacionet startuese

Në Vonovia Ruhrstadion zhvillohet ndeshja e 1/8 së finales së DFB Pokal ndërmjet Bochumit dhe Borussia Dortmundit.

BVB ka skuadër më të mirë se ekipi nikoqir dhe është favorit për të vazhduar në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.

Përzgjedhja e lojtarëve që do të luajnë nga fillimi është bërë nga trajnerët Thomas Letsch dhe Edin Terzic.


Formacioni startues i Bochumit: Riemann; Janko, Ordets, Masovic, Soares; Losilla, Stoger; Asano, Forster, Antwi-Adjei; Hofmann.

Formacioni startues i Borussia Dortmundit: Kobel; Wolf, Sule, Hummels, Ryerson; Can, Ozcan, Bellingham; Bynoe-Gittens, Brandt; Haller.


/Telegrafi/