Telegrafi

Dortmundi mund ta shesë Lewandowskin

Sulmuesi polak ka joshur interesimin e klubeve, si Juventus dhe Manchester United, ndërsa drejtuesit e klubit mund të përfitojnë para nga shitja e tij.

“Secilën herë që flas me Robertin, nuk ma jep përshtypjes së dëshiron të na braktisë. Ne duhet të marrim një vendim për këtë çështje në fund të sezonit. Ndoshta mund të vendosin faktorët ekonomikë”, ka deklaruar Watzke për Sport Bild.

Ai ka thënë, po ashtu, se kampioni i Gjermanisë është i interesuar që ta kthejë në Bundesliga futbollistin e Real Madridit, Nuri Sahin, i cili aktualisht është i huazuar te Liverpooli. /Telegrafi/