Telegrafi

Dortmundi merr rezultat pozitiv në Holandë, shpreson ta eliminojë PSV-në në Gjermani

PSV Eindhoven dhe Borussia Dortmundi kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e parë në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Ishin mysafirët që dominuan në pjesën e parë, me çka edhe shënuan golin e epërsisë.

Ishte minuta e 24-të e takimit kur Marcel Sabitzer asistoi te Donyell Malen, që realizoi për 1-0.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa edhe në të dytën pati një gol.

PSV ishte tejet me fat në këtë takim, pasi fitoi një penallti në minutën e 56-të.

Luuk de Jong u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke barazuar shifrat në 1-1.

Ky rezultat shkon në favor të Dortmundit, duke ditur se në ndeshjen e dytë janë vendas dhe do të shpresojnë të kalojnë në çerekfinale nga Signal Iduna Park. /Telegrafi/