Site icon Telegrafi

Dortmundi konfirmon qëndrimin e Sanchos dhe pranon se ishin në bisedime me Manchester Unitedin

Jadon Sancho nuk do të largohet nga Borussia Dortmund gjatë këtij afati kalimtar veror.

Klubi gjerman është i vendosur që ta mbajë yllin e tyre në skuadër së paku edhe për një vit.

Këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i BVB, Michael Zorc në një intervistë për Ruhr Nachrichten.

“Jadon Sancho do të luaj edhe këtë sezon me Dortmundin. Vendimi është përfundimtar dhe kjo gjë i përgjigjet të gjitha pyetjeve”, ka thënë Zorc.

“Gjithçka që flitet për këtë temë tashmë është thënë dhe Sancho do të jetë me ne edhe për një vit”, tha Zorc.

Drejtori sportiv i klubit gjerman ka pranuar se ka pasur kontakte me Manchester Untiedin kohë më parë.

Dortmund kishte vendosur një afat datën 10 gusht për Djajtë e Kuq që ta paguanin shumën e kërkuar për Sanchon.

Gjiganti gjerman kishte kërkuar 120 milionë euro, por kjo shumë nuk ishte ofruar nga United dhe BVB tani i ka mbyllur dyert klubit anglez.

Gjithsesi Sancho do të mbetet te Dortmund teksa United po shikon alternativa tjera për repartin ofensivë. /Telegrafi/

Exit mobile version