Telegrafi

Dortmundi ka shkarkuar trajnerin Lucien Favre – Pochettino po e merr drejtimin e skuadrës?

Borussia Dortmundi është mposhtur 5-1 në shtëpi nga Stuttgarit në kuadër të javës së 11-të në Bundesliga.

Verdhezinjtë nuk arritën që të triumfonin ndaj rivalit në ligën gjermane, derisa aktualisht gjenden në vendin e pestë me 19 pikë, pesë pikë më pak se lideri Bayern Munichu.

Nga kjo disfatë e thellë, duket se Dortmundi ka kupën e mbushur dhe sipas asaj që raporton Bild Sport, Lucien Favre është shkarkuar.

Trajneri arriti të kualifikonte skuadrën në fazën e eliminim direkt, mirëpo që kjo gjë duket se nuk u ka mjaftuar drejtuesve të klubit.

Sipas mediumit gjerman, Dortmundi ka shkarkuar Favren dhe është në kërkim të një trajneri të ri.

Besohet se Mauricio Pochettino është afër të marrë drejtimin e skuadrës, pasi i përshtatet stilit të tij mënyra se si luan skuadra. /Telegrafi/