Borussia Dortmund kërkon ta përforcojë edhe më shumë fazën ofensive.
Emri më i ri në listën e dëshirave të klubit gjerman është talenti francez, Kylian Mbappe.
18-vjeçari ka shkëlqyer me Monacon në Ligue 1 dhe në garat evropiane duke rritur edhe vlerën e tij.
Sulmuesi i talentuar, ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar shtatë asistime në 17 ndeshje në të gjitha garat me Monacon.
Dortmund është gati të ofrojë 15 milionë euro për transferimin e Mbappes në Bundesliga. /Telegrafi/