Telegrafi

Dortmundi inkurajon Manchester Unitedin të rris ofertën për Sanchon

Klubi gjerman, Borussia Dortmund po inkurajon anglezët e Manchester Unitedit të shkojë tek një ofertë më e lartë për yllin e tyre, Jadon Sancho.

Unitedi dërgoi ofertën e parë zyrtare prej 70 milionë eurosh drejt Dortmundit për transferimin e yllit të tyre anglez, por kjo ofertë u refuzua.

Megjithatë, BBC Sport raporton se pasi të ketë refuzuar këtë ofertë për Sanchon, Unitedi do të konsiderojë një ofertë më të madhe për anglezin.

Lexo po ashtu Manchester Unitedi bën ofertën e parë zyrtare për Sanchon, por pritet të refuzohet nga Dortmundi

Kjo vjen pasi Dortmundi u tha Djajve të Kuq se ata e vlerësojnë 21-vjeçarin në rreth 77.5 milionë funte apo 90 milionë euro plus 4.25 milionë funte apo 5 milionë euro bonuse.

Djajtë e Kuq janë të etur për të shmangur një përsëritje të historisë së verës së kaluar, ku ata humbën nënshkrimin e Sanchos.

Klubi nga Bundesliga ka kërkuar 109 milionë funte apo 125 milionë euro në atë kohë – një vlerësim që Unitedi nuk ishte dakord, por negocimi i çmimit dështoi.

Dortmund ka ruajtur një sasi të madhe nga çmimi i tyre origjinal i kërkuar, megjithatë Djajtë e Kuq ende hezitojnë të plotësojnë kërkesat. /Telegrafi/